Kurti e “kthen” shkëmbimin e territoreve (VIDEO)

E quajti ide të gjallë por projekt të vdekur.

Kryeministri Albin Kurti nga Forumi i Paqes në Francë aktualizoi të shtunën temën e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë që për kumbar kishte ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Rikthimin e kësaj teme në diskutim, politologu Fidan Ukaj, e sheh si shpërqendrim të opinionit karshi temave me rëndësi.

Kjo praktikë, po cilësohet si jo e duhur për një qeverisje që ka besimin e mbi 50 për qind të qyetatarëve.

Njëfarë manipulimi me masën, deklaratat e Kurtit po i quajnë edhe ish-bashkëpartiakët e tij, tani kundërshtarë politikë.  Zgjim Hyseni e Partia Socialdemokrate janë publikisht pro korrigjimit të kufijve me Serbinë.