Zbulohet oferta e ‘çmendur’ që Man Utd i bëri Mbappes, por francezi do të transferohet te Reali për shumë më pak

E ardhmja e Kylian Mbappes është larg kryeqytetit francez Paris, por gjithnjë e më afër atij spanjoll Madrid.

Sulmuesi francez e ka ndarë mendjen që ëndrrën e tij ta bëj realitet, për të luajtur me Real Madridin.

Mbappe do të mbetet lojtar i lirë në verë pasi kontrata me PSG-në do t’i skadojë dhe Real Madridi është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.

Tani është zbuluar edhe oferta marramendëse që Manchester United i ka bërë francezit, por që ajo është refuzuar.

OK Diario ka raportuar se Djajtë e Kuq i kanë ofruar kontratë pesë vjeçare Mbappes me fitime marramendëse prej 500 milionë euro deri në fund të saj.

Gjithashtu United i ka ofruar edhe një bonus nënshkrimi francezit prej 200 milionë eurove, por ylli francez nuk ka pranuar ofertën e Djajve të Kuq.

Sir Jim Ratcliffe e pa këtë transferim të mundshëm si një grusht shteti të madh, por në fund nuk kishte sukses.

Mbappe do t’i bashkohet Realit sipas raportimeve të mediave të ndryshme për një bonus nënshkrimi prej 100 milionë dhe me një pagë vjetore prej rreth 20 milionë euro.