“Çfarë lojtari” – Bellingham i impresionuar nga ylli i Liverpoolit

Jude Bellingham dukej se ishte i impresionuar nga performanca e një lojtari të Liverpoolit në finalen e Carabao Cup kundër Chelseat.

Të dielën, Virgil van Dijk shënoi golin e vetëm të finales në minutën e 118-të në Wembley dhe të sigurojë trofeun e parë për këtë vit.

Performanca e holandezit ka marrë vlerësime nga e gjithë bota e futbollit, madje edhe ylli i Real Madridit, Bellingham, shpreh admirimin e tij për mbrojtësin.

Në postimin  fundit të bërë nga Van Dijk në Instagram, Bellingham shkroi: “Çfarë lojtari”.

Van Dijk tha se ishte “shumë krenar” që ishte një lojtar i Liverpool pas golit të shënuar në kohën shtesë.

Ndërkohë, Klopp, i cili ngriti trofeun e tij të dhjetë si trajner i Liverpoolit, tha: “Në 20 vitet e mia, ky është lehtësisht trofeu më i veçantë”.