Zbulohet fanella e katërt e Barcelonës për sezonin 2022/23

Është e zakonshme për klubet, veçanërisht ato në garat evropiane, të kenë një fanellë të tretë që shkon së bashku me fanellat e tyre standarde si vendas dhe si mysafir.

Megjithatë, vitet e fundit disa nga klubet elitare evropiane kanë shtuar një fanellë të katërt në koleksionin e tyre për gjithë sezonin.

Një nga këto klube është edhe Barcelona, e cila ka filluar adaptimin e fanellës së katërt nga sezoni 2020/21.

Kjo fanellë ishte e verdhë dhe e kuqe për të përfaqësuar flamurin e Katalunisë dhe tregonte për rrënjët e klubit në komunitet.

Fanella i këtij viti do të ndjekë një rrugë të ngjashme me atë të sezoneve të mëparshme.

Është faqja e njohur sportive FootyHeadlines, e cila e ka zbuluar fanellën e katërt të Barçës për këtë sezon. Ashtu si ajo në 2020/21, fanella do të jetë e verdhë dhe

Kjo fanellë pritet të jetë në dispozicion për blerje nga muaji i ardhshëm, edhe pse nuk dihet se kur ekipi i parë do ta veshë atë për herë të parë.