Zbulohet biseda mes lojtarit arab dhe Messit

Arabia Saudite besfasoi ditën e djeshme, pasi përmbysi ndeshjen ndaj Argjentinës, duke fituar me rezultatin 1-2.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen gjatë kësaj ndeshjeje, ishte se lojtari arab, Ali Al-Bulayhi iu drejtua Lionel Messit, pas shënimit të golit të dytë.

Ai e preku në shpinë argjentinasin për të tërhequr vëmendjen e tij dhe më pas i tregoi stemën që kishte në fanellë në shenjë sfide, shkruan The Sun.

Më pas ai i tha diçka lojtarit argjentinas, me Lautaro Martinez dhe Papu Gomez të cilët vrapuan t’i ndanin.

Vetë Al-Bulayhi ka zbuluar pas sfidës se çfarë i kishte thënë ai Messit në ato çaste. “Ti nuk do të fitosh, ti nuk do të fitosh”, ishin fjalët që ai shpjegoi para mediave.

Messi shënoi golin e parë dhe të vetëm të Argjentinës, pas gjuajtjes së penalltisë, por kjo nuk mjaftoi për argjentinasit.