Keane s’gjen fjalë për ta kritikuar mjaftueshëm yllin e Argjentinës: Di Maria… oh Zot

Roy Keane ka kritikuar paraqitjen e yllit të Argjentinës, Angel Di Maria.
Di Maria ishte në mesin e lojtarëve që dëshpëruan dje me paraqitjen ndaj Arabisë Saudite.

Ikona e Manchester United, Roy Keane beson se Di Maria mori të gjitha vendimet e gabuara gjatë kohës kur Argjentina po e ndiqte rezultatin.

“Shikoni Di Marian. Di Maria… o Zot”, është shprehur Keane për ‘ITV’, përcjell lajmi.net.

“Di Maria – marrja e vendimeve, ishte hezitues në dy tri raste. Arabia pati trupat aty, fantastikë”, shtoi tutje ikona e United.

Argjentina shpreson ta rikthejë situatën në favorin e saj, pas barazimit mes Polonisë dhe Meksikës.