Zbulohen të rejat e fundit mbi të ardhmen e Messit

Pas dështimit tjetër në një kampanjë të Ligës së Kampionëve, kanë nisur spekulimet mbi një largim të mundshëm të Messit nga klubi.

Pasiguria kryesore qëndron në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Barcelonë më 7 mars, transmeton lajmi.net.

BBC Sport raporton se Citizens nuk kanë dërguar ndonjë ofertë as në verë, as tani dhe për momentin nuk janë duke biseduar për këtë çështje.

Një nga klubet e vetme qe mund t’i bëjë ballë rrogës së Messit është pikërisht Man City, ose eventualisht klubi Paris Saint-Germain.