Lebron James i jashtëzakonshëm, po vazhdon të thyej rekorde

James pasi shënoi 32 pikë dhe bëri 8 kërcime dhe 7 asistime, në fund arriti që të bëhet lojtari i tretë në NBA që shënon mbi 35 mijë pikë që nga fillimi i karrierës, shkruan lajmi.net.

I vetmi lojtar që ka më shumë se 35 mijë pikë, 9 mijë asistime dhe 9 mijë kërcime eshtë vetëm James.

 NBA përmes llogarisë së tyre zyrtare në twitter, shkroi: “Përgëzojmë James që u bë lojtari i tretë në histori të NBA që arin shifrën e 35 mijë pikëve”.

Kareem Abdul-Jabbar është i pari me 38.387 pikë dhe i dyti Karl Malone me 36.928. /Lajmi.net/