Zbulohen detaje nga marrëveshja Barcelona-Spotify

Katalanët do të kenë një sponsor të ri. Platforma muzikore, Spotify pritet të fitojnë të drejtat e sponsorizimit të Barcelonës.

Me marrëveshjen që është shumë afër finalizimit, tashmë kanë filluar të zbulohen edhe detaje të reja.

Thuhet se përveç shumës totale të marrëveshjes, Barcelona do të ketë edhe përfitime të tjera, që shkojnë varësisht me situatat, përcjell lajmi.net.

Katalanët kanë edhe 12 milionë euro të tjera në marrëveshjen me Spotify, të cilat mund të fitohen për shembull me kualifikimin në Champions League (një pjesë) dhe arritje të tjera.

Marrëveshja me Spotify thuhet të ketë qenë shkas edhe për largimin e drejtorit të klubit gjatë javës së kaluar.