Ndryshon situata te Lazio: Strakosha pritet të rinovojë kontratën

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Strakosha mund megjithatë të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Lazios.Ai nuk ishte pjesë formacionit startues kohëve të fundit, por me paraqitjet e dobëta të Pepe Reina, situata ndryshon për shqiptarin.Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Strakosha po rifiton pozitën e tij dhe pritet edhe të rinovojë njëkohësisht, përcjell lajmi.net.Situatë më ndryshe qëndron për anëtarin tjetër të Lazio, Luiz Felipe, i cili shihet larg kryeqytetit italian.Mbetet të shihet se kur do të nisin apo konkretizohen negociatat mes Lazio dhe Strakosha, për kontratën e re.