Zbritje dukshëm e madhe e çmimit të naftës në Maqedoni

Çmimi i naftës në Maqedoni do të ulet për 2,5 denarë, përcjell TV21. KRRE ka vendosur që çmimet e benzinave të mbeten të njëjta, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë ulet për 2 denarë.

Çmimet e derivateve pas mesnatës:

Eurosuper BS-95 – 84 denarë/l

Eurosuper BS-98 – 86 denarë/l

Nafta – 82 denarë/l

Vaji ekstra i lehtë – 80,5 denarë/l