LSDM – BDI: Thirrje për mbështetje të rrugës evropiane

Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së mbrëmë njëzëri vendosi që të vazhdojnë negociatat me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar.

Krahas Kryeministrit dhe liderit socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, në grupin negociator të LSDM-së do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, Ministri Ljupço Nikolovski dhe Koordinatori i Grupit Parlamentar, Jovan Mitreski.

“Është një hap përpara në zgjerimin e aleancës për mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat dhe diferencim I qartë nga dy partitë politike që janë kundër BE-së, VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”, për stabilitet të domosdoshëm në këtë periudhë kyçe lidhur me ngjarjet globale, mundësi bashkëpunimi në nivel lokal për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve” – tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënse e LSDM-së.

Ndërkohë, mesazhe për unitet të të gjithë qytetarëve në vend, sic njofton KlanM, dërgoi edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

“A është momenti tani më i rëndësishëm më vendimtari që t`i thërrasim njerëzit, të ulen partitë politike, le të gjejnë gjuhë të përbashkët. Po të njëjtën ta kërkojmë edhe tek bashkëqytetarët tanë, për shkak se ky front duhet të jetë I përbashkët, nuk mundemi ndaras të hyjmë në Evropë” – tha Ali Ahmeti.

Këto mesazhe, sic njofton KlanM, vijnë pas takimit të djeshëm Kovaçevski – Taravari për hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar.

Dy liderët thanë se gati se në një vijë janë përcaktimet programore, kurse për cështjet kadrovike nuk është biseduar.