1. Po, sigurisht që Arkini duhet të përkrahet! Pa asnjë dilemë madje!
2. Por Arkini duhet ta heqë fillimisht siglën partiake. Ai nuk ka nevojë për asnjë flamur partie. I mjafton flamuri ynë kombëtar! 🇦🇱
3. Ama BDI-ja duket se më shumë dëshiron që Arkini të humb vetëm që të ketë një arsye për të akuzuar VLEN-in e për t’i hyrë në qejf VMRO-së. BDI nuk e do seriozisht fitoren e shqiptarëve në Bërvenicë.
4. Veç te ne ndodh që në një komunë me mbi 60% shqiptarë të fitojë kandidati maqedonas! Dhe kjo nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e një politike që shqiptarëve ua ka vrarë perspektivën, ua ka zbrazur vendbanimet dhe i ka detyruar ta kërkojnë të ardhmen larg vendit të tyre.
5. Ishte (keq)qeverisja e tyre 20 vjeçare ajo që i detyroi shqiptarët të largoheshin dhe më pas i harroi! As për ta, as për vendin që lanë pas nuk u interesuan. Do të mjaftonte të kishin krijuar mundësinë e votimit me postë ose në mënyrë elektronike, siç bëhet edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë mënyrë, sot nuk do të kishin nevojë t’i luteshin askujt për vota.
*Status facebook’u i përfaqesuesit te lartë të Lëvizjes Arbëria



