Zaniolo afër rikthimit

UDINE, ITALY - NOVEMBER 24: Nicolò Zaniolo of AS Roma looks on during the Serie A match between Udinese and AS Roma at Stadio Friuli on November 24, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Nicolo Zaniolo mund të rikthehet më shpejtë sesa ishte menduar më parë, 21 vjeçari bëri një operacion i cili u parapa t’i pamundësonte rikthimin për muaj të tërë.

Sipas “Corriere dello Sport”, italiani do të rikthehet pas vitit të ri në kampin stërvitor në Trigoria të Romës, transmeton lajmi.net.

Sipas mjekut austriak i cili e operoi atë, i ka sygjeruar talentit italian që të fillojë të punojë së shpejti. Sipas artikullit, Zaniolo nuk ka ndërmend të humb kohë pasi ai dëshiron të jetë në formën optimale për Euro 2021.

Por, ai duhet të ketë kujdes, pasi që i është vënë një plastikë në pjesën e jashtme të këmbës së majtë. Kjo plastikë është vënë në mënyrë që lojtari të evitojë ndonjë lëndim të ligamenteve në të ardhmen e afërt.