Shkoi në pushime, Messi nuk do paraqitet ndaj Eibar

Barcelona u kthye në stërvitje këtë mëngjes pas katër ditësh pushimi për të festuar pushimet e Krishtlindjeve me familjet e tyre, por aty u vërejt një mungesë të madhe,ajo e Leo Messi.

Kjo pasi argjentinasi ishte nisur me puhsime, dhe sipas “AS” kapiteni blaugranas ka udhëtuar me familje, por ai kishte lejen e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman dhe do të kthehet pas ndeshjes ndaj Eibar, ku do të jetë i gatshëm për paraqitje me ekipin, transmeton lajmi.net.

Messi ishte nisur të martën për në Rosario, qytetin e lindjes së tij për të kaluar pushimet, por si duket ai ka kerkuar që t’i zgjasë ato dhe kërkesa i është pranuar.

Pa 33 vjeçarin, Koeman ka pjesën tjetër të skuadrës, me përjashtim të Piqué, Ansu Fati dhe Sergi Roberto që janë të lënduar.

Ousmane Dembéle, i cili u paraqit disa minuta në ndeshjen kundër Valladolid, është stërvitur dhe nuk përjashtohet që nesër ai të hyjë në ndeshje ndaj Eibar këtë të martë në “Camp Nou”.