Muriqi mund të kthehet tek Fenerbahçe?

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, u transferua tek Lazio afatin kalimtar të verës për 18 milionë euro. Por, si duket aventuar e prizrenasit në Romë mund të përfundojë më shpejt sesa ishte menduar më parë, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit turk, Ahmet Konaç, Lazio dhe Fenerbahçe janë në bisedime për transferimin e sllovakut, Denis Vavro, por marrveshja mund të përfshijë edhe Vedat Muriqin i cili mund të kthehet në Stamboll në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas Konaç, klubet janë në bisedime e sipër dhe marrëveshja mund të ndodhë së shpejti./Lajmi.net/