Zaharieva me pritje të ftohtë për Buçkovskin: Nuk mjaftojnë më vetëm fjalët, nevojiten vepra! (Video)

Ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva ka porositur se Sofjes nuk i mjaftojnë vetëm fjalët nga pala maqedonase, lidhur me tejkalimin e çështjeve të kontestuara. Pas takimin me të dërguarin special të Shkupit, Vlldo Buçkovski, Zaharieva tha se nevojiten edhe vepra, e jo vetëm fjalë.

“Për bullgarinë nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Jemi të gatshëm të punojmë, të gjejmë zgjidhje për tejkalim të këtij mosbesimi të akumuluar dhe të jemi anëtarë të vërtetë të familjes evropiane”, deklaroi Zaharieva, transmeton gazeta Lajm.
Ajo ka mohuar se Bullgaria dje ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut në takimin e ministrave të BE-së, duke shtuar se kjo çështje nuk ka qenë fare në rend dite.
“Është gabim të quhet veto, sepse bëhet fjalë për mosmiratim të kornizës negociuese”, ka deklaruar Zaharieva.