Sela: Talat Xhaferi si Trajko Veljanovski, pengon zbatimin e plotë të gjuhës shqipe në Kuvend (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka akuzuar kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin, se nuk e zbaton gjuhën shqipe në Kuvend ashtu siç e parashikon ligji, shkruan gazeta LAJM. Madje, Sela e krahasoi qasjen e Talat Xhaferit ndaj gjuhës shqipe me atë të ish kryeparlamentit Trajko Veljanovski.

“Parlamenti duhet të ketë një kryetar parlamenti dhe tre nënkryetar. Ky është qendrimi ynë dhe ne nuk kemi thënë se jemi kundër që të ketë nënkryetar sepse ky pozicion i nënkryetarit është i lidhur me shumë çështje tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e parlamentit, p.sh. kanali i parlamentit. Unë e kam ngritur një temë prej në mandatin e parë kur kam qenë deputetë, në 2011. Sot e kësaj dite shqiptarët nuk e përcjellin emocionin që e shpreh në foltore Hisniu, Ilmiu, Safija apo Ilirja sepse nuk dëgjohemi ne por dëgjohet përkthyesja që na përkthen në gjuhën maqedonase. Dikur unë këtë problem e kam hapur edhe me ish kryetarin e parlamentit Trajko Vejlanovski. Kam kërkuar çdo ditë pauzë në Kuvend në lidhje me këtë temë, si shenjë revolte. Sot fatkeqësisht me të njejtin problem përballemi edhe me Talat Xhaferin, ku është dallimi? Askund. Dhe pastaj fjalët e mëdha, kryetari i parë i parlamentit. Për çfarë? Që të vazhdojë e njejta situatë?”, u shpreh Sela./Gazeta LAJM