Zaev: Unë dhe Shekerinska do të jemi bartës të listave zgjedhore

Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev duke ju përgjigjur gazetarëve ka njoftuar se ai vet dhe Radmilla Sheqrinska do të jenë bartës listash nga Lidhja Social Demokrate, raporton TV21.

Ai ka thënë se në ç’do njësi do të ketë një grua bartëse.

Sheqerinska deklaroi se LSDM-ja ka marrë vendim që në çdo zonë të ketë një grua, qoftë barëse liste ose numër dy. Ajo tha se bartësi dhe pasardhësi I tij do të jenë tandem dhe do të kenë fushatë të barabartë. /TV21/