Mot i vrenjtur me reshje lokale të shiut

Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira me të reshura lokale të shiut, posaçërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Lokalisht në pjesët juglindore moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Në male reshjet do të jenë me borë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri 8 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri 15 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 5, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 14 gradë Celsius.

Mot me vranësira dhe me reshje do të jetë edhe të hënën, me reshje më të rrëmbyeshme të shitu në pjesët lindore. Më pas, nga e marta gjatë ditës do të ketë stabilizim të motit, nga e mërkura edhe rritje të temperaturave ditore