Zaev: Tejkaluam telashet, vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për të ardhmen europiane

Pas letrës së dërguar nga ndihmës sekretari amerikan Filip Riker, kryeministri Zaev ka lëshuar një mesazh ku thotë se si popull jemi largpamës dhe se në BE do të hymë si popull që flasim gjuhën maqedonase.

“Populli maqedonas gjithmonë ka qenë dhe do të jetë largpamës. Të gjitha telashet, pushtimet dhe bllokadat u tejkaluan dhe u kapërcyen për shkak të dëshirës për një të ardhme më të mirë dhe një jetë më të mirë. Kështu është tani. Ne shpresojmë drejt Evropës, kjo është mënyra e vetme për të ardhmen tonë më të mirë. Ne e lëmë izolimin në të kaluarën sepse e dimë që e ardhmja e Maqedonisë është evropiane. Në atë emër, ne vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje. Vetëm kështu është evropiane, vetëm kështu maqedonase. Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht”, është shprehur kështu Zaev.