Zaev: Të gjitha materialet për “Monstrën” janë dorëzuar në PSP

Kryeministri i deritashëm dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev me kërkesë të prindërve të djemve të vrarë në Liqenin e Smillkovës në prill 2012, ka dëshmuar në seancën e sotme për “Monstrën” në Gjykatën Penale.

Zaev ka thënë se të gjitha materialet të cilat i kanë poseduar në LSDM ku ka pasur mbikëqyrje si lider i partisë, janë dorëzuar në PSP.

Ka thënë se nga mbikëqyrja e materialeve shihet se nuk ka vazhdimësi të plotë, ose njerëzit të cilët kanë qenë të punësuar në MPB nuk kanë mundur çdoherë të marrin kopjet e atyre materialeve dhe t’i dorëzojnë deri te LSDM-ja atëherë opozitare.

Zaev ka thënë se disa herë është takuar me të afërmit e djemve të vrarë të cilët kanë dashur të marrin më shumë informacione nga “bombat”. Në njërin nga takimet, disa nga prindërit kanë shprehur dyshime se sistemi gjyqësor fsheh prej tyre informacione dhe prova. Ai u ka prezantuar materiale audio të cilat i kanë kërkuar, pa u dhënë kopje.

Për atë që publikisht nuk i ka publikuar materialet, Zaev ka thënë se arsye e vetme ka qenë se ka konsideruar se nuk ekziston tërësi për krijimin e imazhit plotë dhe prandaj në fund ka vendosur gjithçka që posedon të mos publikohet, por të dorëzohet në PSP që ata t’i përdorin për dëshmimin e të vërtetës për “Monstrën” para gjykatës.

Para kësaj, në sallën e gjykatës është lëshuar incizim i seancës kuvendore, në të cilën Zaev flet për rastin “Monstra” si përgjigje e pyetjes së deputetit Zoran Ilioski.

Për shkak të ndryshimit të Këshillit gjyqësor, gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës më 12 prill 2012, muajin e kaluar u kthye nga fillimi, por vetëm formalisht me transmetimin e të gjitha deklaratave vendore dhe provave të nxjerra në procesverbalin e ri, me çka debati vazhdoi prej ku ishte ndalur paraprakisht.

Rastin “Monstra” e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur janë vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurën paraprake për rastin me burgim të përjetshëm u gjykuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas shfuqizimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda u kthye në gjykim të serishëm.