Zaev: Tabela në dy gjuhë vetëm aty ku shqiptarët janë 20 për qind

Ish kryeministri Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme në konferencë për shtyp ka deklaruar se tabela me mbishkrimet në dy gjuhët do të ketë vetëm në ato komuna ku shqiptarët janë 20 për qind, ndërsa në vendet ku nuk janë, tabelat do të hiqen.
“Kam informacione se edhe Prokuroria Themelore e Strumicës ka tabelë dygjuhëshe, e cila besoj se edhe shpejtë do të hiqet sepse aty nuk janë 20 për qind dhe nuk ka kush ta shfrytëzojë. Kemi një familje të nderuar të cilët e prodhojnë byrekun e bukur të Strumicës por ata flasin rrjedhshëm edhe maqedonishten dhe për atë arsye, një familje nuk janë 20 për qind”, ka bërë të ditur Zaev.
Ai tha se e gjithw kjo wshtw nw bazw tw Ligjit.