Trajneri i Renovës, Islami: Këto janë tre pikë të mëdha, fituam një ekip të fortë

Renova e Tetovës shënoi fitore të madhe në Çair kundër Shkupit, duke triumfuar me rezultat 3-2, ditën e diel.

“Këto janë tre pikë të mëdha për neve, kjo fitore prej 3-2 ka domethënie në betejën për mbijetesë. Lojtarët e mi luajtën taktikisht shumë mirë, e dinim se çka dëshironim, e dinim se si duhet të luajmë. Mendoj se edhe në planin psikologjik ishim të shkëlqyeshëm. Edhe pse në fillim ishim duke humbur, megjithatë në fund fituam një ekip të fortë siç është Shkupi”deklaroi për “Sportmedia”, Bujar Islami, trajner i Renovës.