FC Shkupi ndahet me Qatip Osmanin

Pas disfatës së djeshme nga skuadra e Renovës, kryesia e klubit kishte mbledhje me stafin e trajnerëve, të cilët me marrëveshje të dyanshme vendosën që të ndërprenë bashkëpunimin.

Si rrjedhojë e kësaj situate, stafi i trajnerëve me në krye Qatip Osmanin dhe ndihmësit Bashkim Livoreka dhe Orhan Abdi u pajtuan me kryesinë që të ndërpresin punën e mëtutjeshme.

Pas takimit trajneri Qatip Osmani ka falënderuar kryesinë për mundësinë e dhënë që të udhëheqë me klubin, gjithashtu u ka dëshiruar suksese edhe futbollistëve që në vazhdim të kampionatit të arrijnë suksese sa më të larta. Në veçanti Osmani ka falënderuar edhe publikun dhe tifozët “Shvercerat” për mbështetjen dhe përkrahjen që e kishin dhënë për te dhe klubin.

Nga kryesia njoftojnë se punën e ushtruesit të detyrës së trajnerit në vazhdim do ta kryejë kapiteni Muharem Bajrami.