Zaev: Shoqëria jonë duhet të vazhdojë të funksionojë

Është koha për normalitet të ri. Shoqëria jonë duhet të vazhdojë të funksionojë. Masat po lehtësohen, institucionet kompetente konfirmojnë se epidemia është nën kontroll. Virusi do të jetë i pranishëm një kohë më të gjatë dhe duhet të mësojmë të jetojmë me të, kumtoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Fejsbuk pasi që Qeveria sot pasdite në mbledhje miratoi vendime për heqje të orës policore dhe për lehtësim të masave restriktive.

Zaev: Shoqëria jonë duhet të vazhdojë të funksionojë

Në profilin e tij në Fejsbuk, lideri i partisë në pushtet thekson se qytetarët, secili prej nesh, tani ka përgjegjësi edhe më të madhe, sepse, siç tha, beteja nuk ka përfunduar.

“Të jemi të kujdesshëm dhe të ruhemi sepse me atë i mbrojmë më të afërmit tanë dhe e ruajmë shëndetin publik. Detyrimisht t’i respektojmë të gjitha masat – në atë mënyrë shpëtojmë jetë”, shkroi Zaev në Fejsbuk.