Zaev: Rryma në të ardhmen do të shtrenjtohet, vendi do t’i mbyllë termocentralet

Me investimet në prodhimtarinë e energjisë nga burime të rinovueshme, të cilat në vendin tonë janë në nivel fillestar dhe me zëvëndësim të mëtejshëm të çmimit të rrymës me para nga buxheti, Qeveria shpreson se në të ardhmen do të mund të ruajë stabilitetin në treg, pa ngarkesë të madhe të faturave të qytetarëve.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I RMV

“Është e qartë, në botë trendi tregon se çmimi i rrymës edhe në të ardhmen do të jetë shumë i lartë, sepse gjithnjë e më tepër mbyllen centralet e karbonit, rritet kërkesa për rrymë elekrike në raport me prodhimtarinë, ndërsa gazit natyror i është rritur vlera, si dhe zëvëndësuesve të tjerë për prodhim të rrymës. Prej këtu jemi të përkushtuar seriozisht si Qeveri për ndihmë maksimale në aspektin ekonomik-social të amvisërive tona.”

Gjatë nëntë viteve të ardhshme, energjia e gjelbër do të duhet plotësisht t’i zëvëndësojë termocentralet në vend, tre blloqet e “REK-Bitola” dhe një në Osllomej, që është në përmbajtje të planit të cilin Maqedonia e Veriut tashmë e ka dorëzuar në samitin e ardhëm për klimën KOP-26, që në muajin nëntorm nën organizimin e Kombeve të Bashkuara, do të mbahet në Suedi.

NASER NUREDINI, MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR

“Ne jemi në mesin e vendeve të para në botë që e ka dërguar planin kombëtar, për uljen e nivelit të gazrave të dëmshëm për 51% deri në vitin 2030, në krahasim me vitin 1990. Kjo është ulje prej 81% e gazrave të dëmshëm në vendin tonë.”

Në emër të mbrojtjes së mjedisit, nga 1 dhjetori në vend do të hyjë në fuqi ndalesa për përdorimin e qeseve plastike, përkatësisht ato do të shiten me çmimin prej 15 denarësh, ndërsa paratë do të grumbullohen në fondin për pastrim të natyrës. Pakoja e ligjeve për menaxhimin e mbeturinave, e miratuar gjatë këtyre ditëve, parashikon edhe kushte për riciklim dhe ripërpunim, në pajtueshmëri me legjislacionin evropian./KlanMacedonia