Zaev: Rashkovski nuk ka keqpërdorur pozitën

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski nuk e ka keqpërdorur funksionin. Zaev tha se duhet të ruhet presomini i pafajësisë, dhe se Rashkovski do të shpallet fajtor vetëm nëse vërtetohen dyshimi për keqpërdorim.

“Edhe sot them se ai nuk e ka keqpërdorur funksionin dhe ka bërë furnizime të pastra publike. Mbetem në qëndrimin se Qeveria mund të porosisë softuer pa pyetur askënd, ndërsa varet nga Ministria nëse do ta përdorë atë. Para fakteve edhe perënditë heshtin, nëse fiton argumentacioni i Prokurorisë dhe Gjykatës, un mund të mos pajtohem, por do të duhet të përkulem dhe ta respektoj”, tha Zaev për “Fokus”.