Arrestohen dy të rinj nga Gostivari, kapen me marihuanë në veturë

Dje 26.05.2021 në orën 23.30 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, efektivët e policisë nga Stacioni policor për Siguri në trafikun rrugorë- Gostivar kanë privuar nga liria personat V.L. (24) nga Sërmnova e Gostivarit dhe S.A. (23) nga Gostivari, për arsye gjatë kontrollit të automjetit “Sead” me targat e Gostivarit, është gjetur dhe konfiskua marihuanë. Të njëjtit janë mbajtur në stacionin policor dhe pasi çështja të
dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngritet akuzë e përshtatshme ligjore.