Zaev: Qeveria ka harmonizuar qëndrimet me Komisionin e Venedikut

Kryeministri Zoran Zaev thotë se qëndrimi i Qeverisë është harmonizuar tërësisht në pajtueshmëri me rekomandimet e dhëna nga komisioni i Venedikut dhe është dërguar tek komisioni i Venedikut si përgjigje.

Zoran Zaev, kryeministër

“Gjithësesi i gjithë ky harmonizim është sipas indikacioneve të komisionit të Venedikut të cilat duhet deri në fund t’i respektojmë. Ky ishte premtim i yni që kur e kemi sjellë ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe aty ku Komisioni i Venedikut thotë se ajo do të shkel të drejtë tjetër të caktuar që është poashtu e drejtë e barabartë për të gjithë, siç është të drejta e drejtësisë, gjithësesi duhet të kemi kujdes ndaj saj, indikacionet e ekspertëve që thonë se shkelet një e drejtë tjetër, atëherë duhet atë a respektojmë tërësisht.”