Spasovki e konfirmon: Po, MPB është futur në tre kompani

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka konfirmuar se MPB me urdhër të gjykatës dhe prokurorit publik, është futur në disa kompani për të bërë kontroll. Ai tha se bëhet fjalë për tre kompani.
“Me urdhër të prokurorit publik, sot MPB është futur në disa kompani me qëllim që të bëj kontroll, të fakteve, provave që janë dhënë në urdhrin. Kjo është punë e policisë e cila futet në të gjitha kompanitë dhe do të zbatojmë procedura për gjithkund ku kemi dyshime për krime. Unë vetëm e konfirmoj se bëhet fjalë për zbardhjen e cështjeve në tre kompani”, ka deklaruar Spasovski, transmeton SHENJA.
Nga MPB nuk ka informacione, me emra se në cilat kompani kanë hyrë ata.
Ndryshe më parë u njoftuar se policia është futur në kompani të lidhur me biznesmenin Orce Kamçev.