Konstituohet përbërja e dhjetë e Kuvendit

Konstituohet Kuvendi. Përbërja e dhjetë parlamentare apo e para me emrin e ri Kushtetues, u thirr në rrethana të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë. Nga 120 deputetët e zgjedhur më 15 korrik, 117 ishin prezent. Munguan Menduh Thaçi i PDSH-së, Arbër Ademi i BDI-së dhe Aleksander Veljanovski i VMRO-DPMNE-së.

Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, seanca u mbajt në sallën e madhe të Kuvendit, ku ishin siguruar kushtet në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësorë. Deputetët votuan në mënyrë mekanike. Në koordinim me kryetarin e Kuvendit, përfaqësuesit e partive politike u morën vesh për zgjedhjen e Komisionit Verifikues të përbërë nga Jahgoda Shahparska, Izet Mexhiti, Blagica Laskovska, Sonja Mirakovska dhe Safije Sadiki. Xhaferi urdhëroi deputetët të njihen mes vete.

Komisioni nuk ka konstatuar asnjë kontest ligjor në zgjedhjen e ndonjërit nga 120 deputet, ndërsa procesverbali u miratua me votim unanim nga deputet prezent në sallë. Punimet e Kuvendit do të pezullohen deri në arritjen e marrëveshjes politike për shumicë të re parlamentare. Më pas duhet zgjidhet Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nga i cili duhet propozohet emri i kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Përbërja dhe mbledhja e këtij komisioni do të dihet pas të mësohet mazhoranca e re. Më pas vijon formimi i trupave punues dhe ndarja në grupe parlamentare.

Në përbërjen e kaluar me Komisionin për Emërime ka udhëhequr opozita, ku si pasojë e mungesës së konsensusit mes dy partive të bllokut politik maqedonas kishte ngecja për emërime në nisa institucione.

Loading...