Zaev: Përfundimisht jemi pjesë e NATO-s

“Populli im, ia arritëm! Përfundimisht jemi pjesë e NATO-s!”, shkroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Pas shumë viteve bllokime, udhëtim, regjim, stagnim dhe izolim. Ju falënderohemi të gjithë deputetëve t[ grupit të deputetëve të LSDM-së, të gjithë deputetëve nga partitë e tjera të cilët ishin të vetëdijshëm për përgjegjësinë historike të cilën e kanë, për guximin që të sjellin vendime të cilat e ndryshojnë ardhmërinë. Vendi ynë është në BE dhe NATO!”, shkruan më tej Zaev në postimin në Fejsbuk./TV21/