Zaev për regjistrimin: Askush nuk garanton se edhe vitin tjetër nuk do kemi valë të njëjtë

Kryeministri Zaev apeloi deri te të gjithë qytetarët e vendit që të regjistrohen, sepse siç tha sipas statistikave të regjistrimit do të krijohen politikat dhe se nga regjistrimi varet edhe zhvillimi i komunave dhe ardhmëria e vendit. Zaev tha se nëse në ndonjë komunë të caktuar infektimi është më i madh aty regjistrimi mund të shtyhet për 14 ditë, por siç tha ky proces duhet të realizohet dhe nuk ka kthim.

“Nëse e prolongojmë për në vjeshtë, mund të kemi valë të njëjtë sikur tani, nëse e prolongojmë për një vit deri në pranverë mund të kemi valë të njëjtë sikur tani. Për këtë edhe njëherë e shfrytëzoj këtë rast të apeloj deri te të gjithë sepse në atë mënyrë e mbushim përgjegjësinë ndaj atdheut”, tha Zaev.