Zaev: Për opozitën shqiptare do ta them atë, çfarë s’e them për DPMNE-në

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar bllokadën e opozitës në Kuvend.

Për opozitën shqiptare ka vlerësuar, se besojnë një të njëjtat çështje që beson edhe ai, të cilën gjë nuk e thotë dot për VMRO-DPMNE-në.

“Me opozitën shqiptare në mandatin e parë, unë si kryeministër kam pasur nder të arrijmë shumë marrëveshje të rëndësishme, për shkak se edhe ata kanë besuar në politikat e njëjta dhe besojnë në çështje të tilla edhe sot e kësaj dite, në arritjen e marrëveshje, sepse besojnë në gjëra të njëjta në të cilat besoj edhe unë. Në NATO, në BE që nuk do ta thoja për VMRO-DPMNE-në, sepse me ata nuk arritëm asgjë”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ndërkaq ka kritikuar VMRO-DPMNE-në se po bllokon ligjet për ndërtimet ilegale, për efikasitet energjetik dhe për Qendrën Klinike.