Sela takoi ambasadoren gjermane Anke Holstein

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për të biseduar rreth përshpejtimit të reformave në gjyqësor, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot takoi ambasadoren gjermane në Shkup, znj. Anke Holstein.

Me Ambasadoren Holstein, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në ve”nd, me theks të veçantë në qëndrimet dhe veprimet e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa karshi çështjes së shtetësisë dhe luftës kundër korrupsionit.
Ambasadores i dorëzova gjithashtu kërkesë zyrtare drejtuar Ministrit shtetëror për Evropë në kuadër të Shërbimit të jashtëm federal gjerman, z. Michael Roth, për të mobilizuar një iniciativë gjithëpërfshirëse evropiane për shtetin e së drejtës në Maqedoninë e Veriut.
Republika federale e Gjermanisë ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e krizës politike të vitit 2015 dhe në përpjekjet për të vendosur shtetin e së drejtës në vendin tonë, përfshirë përmes grupit Priebe. Angazhimi i mëtutjeshëm gjerman në forcimin e gjyqësorit për t’u përballur me korrupsionin e nivelit të lartë dhe rastet e montuara politike është edhe më jetik tani në prag të hapjes së negociatave për BE”, thuhet në njoftimin e ASH-së.