Nuk përjashtohet mundësia për orë policore gjatë tërë fundjavës

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur, se nuk përjashtohet mundësia që në Maqedoninë e Veriut ora policore të vlejë gjatë tërë fundjavës apo edhe tërë ditës.

Kjo do të ndodh, siç tha ai, nëse numrat nuk bien.

“Nuk përjashtohen mundësia për fundjava të tëra, për tërë ditën, nëse nuk bien numrat. Nga ne varet. Nga të gjithë qytetarët, a do t’u përmbahemi masave dhe të mbajmë maskë, të bëjmë dezinfektim, t’u ikim grupimeve. Puna është serioze, jam kryetar i Qeverisë dhe nuk duhet të lejojmë që të luajmë me jetën e njerëzve. Po afrohet pranvera dhe njerëzit duan të shëtisin”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Andaj ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat, ndërkaq në pyetjen se pse lejohen të punojnë kafenetë deri në ora 21, ndërkaq në ora 22 fillon ora policore, ai me përgjigje:

“Nëse i mbyllim kafenetë, qytetarët mblidhen para objektit, në parqe, në Vodno, para banesës kolektive, në sheshe, gjithandej. Prandaj, duhet që së paku pas orës 22, që të gjithë të qëndrojmë në shtëpi. Përveç atyre që punojnë ndërrimin e tretë”./TV21