Zaev: Paralajmëroj përgjegjësi për mosgjetjen e Mijallkovit

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar, se nëse konstatohen lëshime te cilido institucion në procesin e mosgjetjes së Sasho Mijallkovit, atëherë do të jepet përgjegjësi.

Në përgjegjësi, e ka përfshirë edhe veten, në rast se lëshimet e konstatuara janë nën ingerencë të Qeverisë.

“Unë dhe populli ynë jemi të zhgënjyer dhe pres të gjendet dhe të lokalizohet ai që të mund të hidhet para aktgjykimit dhe nëse gjykohet, sërish të vuajë dënimin. E dyta pres detaje të kompletuara, si unë ashtu edhe popullata dhe ju gazetarët. Çfarë ka ndodhur? Ku ka qenë? Si është realizuar vendimi? Pse nuk është gjetur personi? Dhe të ngjashme. Dhe sipas kësaj, paralajmëroj përgjegjësi. Se a do të jetë Biroja për Siguri Publike, Agjencia për Siguri Nacionale, Ministria e Punëve të Brendshme, Kryeministri, apo kushdo qoftë. Nëse ka, kanë gabuar. Ajo çfarë është në kuadër të kompetencave të pushtetit ekzekutiv, sigurisht se do të ketë përgjegjësi. Por edhe nga institucionet do të ketë, kudo që të jetë bërë lëshimi”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ai ka folur edhe për atë se nëse ky rast ka marrëveshje politike paraprake.