Zaev e cilëson si goditje për LSDM-në largimin e dy deputetëve të PLD-së

Kryeministri Zoran Zaev tha se ekziston shumicë stabile parlamentare, ndërsa largimin e dy deputetëve të PLD-së e ka cilësuar si “goditje mbi LSDM-në”, raporton SHENJA.

Zaev tha se ka pasur komunikim me kryesinë e PLD-së, ndërsa ata kanë thënë se dëshirojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur në mënyrë që të duken më shumë në opinion në mbrojtje të politikave të tyre.

Zaev tha se momenti ndoshta nuk ka qenë i duhur për këtë veprim, pikërisht kur opozita po thotë se pushteti nuk ka shumicë. Megjithatë, tha Zaev, ato janë parti në vete dhe kanë të drejtë të marrin vendime si të duan. /SHENJA/