Zaev në Manastir: Shkruam histori, flamuri i Maqedonisë ka valuar në Londër me flamujt e NATO-s

Kemi shkruar historinë dhe ishte kënaqësi të ulet në një tavolinë me liderët e shteteve më të fuqishme, anëtare të NATO-s, pasi e merituam, ka thënë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, njëherësh kryeministër, në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë” në Manastir.

Nuk ka konfirmim më serioz, ka thënë Zaev, të asaj se jemi në rrugë të drejtë, bëhemi anëtare e 30-të e Aleancës dhe realizuam një nga qëllimet më të mëdha strategjike të shtetit dhe gjitha gjeneratave.

“Bota është e vetëdijshme se çka kemi bërë, kemi bërë hapa të mëdha demokratik dhe evropian në vendin tonë. Më nuk jemi të grindur me askënd, ndërsa ishim të grindur me pesë shtete, më herët e gjithë bota na ishte fajtor, por ne sot ndërtojmë miqësi me gjithë fqinjët, sot ndihmohemi me të gjithë, bashkëpunimi i vendosur me të gjithë i jep rezultatet e para ekonomike. Treguam se si është të jesh një demokrat i vërtetë, si është kur mundëson debat të lirë dhe fjalim të lirë për çdo çështje, si respektohen vlerat evropiane se si përmes miqësisë, dialogut dhe diplomacisë zgjidhen problemet tredekadësh. Atë që e bëmë është punë e jonë në vlera botërore për ta cilat luftojmë”, ka thënë Zaev në tribunën në Manastir.

Zaev ka thënë se për suksesin në Londër e kanë uruar shumë, por siç tha “vetëm lider i VMRO-DPMNE-së Mickoski as është gëzuar, as edhe ka uruar për suksesin në NATO”.

“Vetëm Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk mblodhën forca të urojnë për suksesin në Londër, në NATO. Një për të gjithë- të gjithë për një është motoja e NATO-s, atë deshëm ta bënim edhe në shtëpi, të bashkohemi, të jemi bashkë, të përfshihet edhe VMRO-DPMNE, por ata nuk deshën, pasi qëllimi i tyre është vetëm pushteti i zbrazët”, ka thënë Zaev.

Ai para qytetarëve të Manastir rikujtoi në sukseset e Qeverisë së Maqedonisë në këto 2.5 vite pasi LSDM dhe partnerët e koalicionit janë në pushtet, ku investimet dhe rritja e pagës dhe pensioneve, kushtet më të mira në shëndetësi dhe bujqësi, arsim dhe komuna në vazhdimësi ndihmohen.

“Kemi hapur 54.300 vende konkrete të punës dhe e kemi ulur numrin e papunësisë. Paratë nga buxheti nuk shkojnë më në përmendore, por ne i investojmë në njeri të gjallë, ata shkojnë te populli”, ka thënë Zaev dhe ka shtuar se këto politika janë përparësi e LSDM-së dhe prandaj pret mandat të ri dhe të pastër në zgjedhjet parlamentare që siç tha, “të mund çdo familje apo secili të jetojë dhe plaket pranë fëmijëve dhe nipërve në shtet të pasur dhe me perspektivë”.