Zaev: LSDM është e përkushtuar në ndërtimin e projekteve të mëdha kapitale

LSDM është e angazhuar për ndërtimin e projekteve të mëdha kapitale që do të sjellin efekte pozitive afatgjate për një jetë më të mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, tha sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, gjatë vizitës në lokalitetin ku ndërtohet diga Reçani, si pjesë e hidrocentralit “Lumi iOrizares”.

Sipas Zaevit, ka progres të konsiderueshëm në ndërtimin e pendës, e cila, theksoi ai, është një projekt infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Koçanit, veçanërisht për fushën pjellore të Koçanit.

Diga, tha Zaev, do të mbledhë 22 milionë metra kub ujë në vit, që është ekuivalente me 80 mijë banorë dhe do të kontribuojë për furnizimin me kohë dhe cilësor me ujë në një të tretën e tokës bujqësore në Koçan, ndërsa përmes dy hidrocentraleve të vegjël do të prodhojë energji elektrike. Vlera e investimit është 30 milionë euro./MIA