Anketa e NDI: Ahmeti ka rënë nga 16 në 15 për qind pas daljes me idenë për “kryeministër” (Dokument)

Anketa e fundit e NDI-së tregon se dalja me idenë për “kryeministrin e parë shqiptar”, nuk i ka sjellur ndonjë përmirësim të imazhit politik kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Përkundrazi, anketa tregon se Ahmeti tani ka rejting më të ulët se që kishte disa muaj më parë.
Sipas kësaj ankete, për Zijadin Selën mendim pozitiv kanë 17 për qind e qytetarëve, kurse për Ali Ahmetin 15 për qind. Anketa (siç mund ta shihni në tabelën më poshtë), tregon se Sela ka ruajtur epërsinë dhe ka rejting konstant, kurse Ahmeti ka rënë nga 16 në 15 për qind.
Te politikanët maqedonas bindshëm prin Zoran Zaev me 40 për qind, kurse Hristijan Mickovski me 28 për qind.
Për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, mendim negativ kanë 80 për qind, kurse për Zijadin Selën 77 për qind, për Zaevin 54 për qind, kurse për Mickovskin 68 për qind.