Zaev: Ligjërisht regjistrimi ka filluar prej sot, pres që Kuvendi ta shtyj procesin

Besoj që Kuvendi sot ose nesër do të mund të miratojë Ligjin për Regjistrim, respektivisht ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrim, që mos të ketë nevojë shtesë që të dilet në terren, pastaj të ndërpritet dhe të rinis nga 5 shtatori, kështu e komentoi fillimisht kryeministri Zoran Zaev, paqartësitë që janë krijuar rreth procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Regjistrimi si proces nis me 1 prill, kjo është sot, dhe në pjesën fillestare të regjistrimit ka fazë përgatitore për terren, organizim të grupeve, vendosje sistematike të udhëheqësve, dhe `uploading` të të dhënave që i mbledhin, pastaj nisin aktivitete në terren”, tha mes tjerash Zaev./Alsat