Zaev kundërshton Radevin: Në Maqedoni nuk sulmohen qytetarët bullgar

Nuk është ë vërtetë se qytetarë të Maqedonisë së Veriut sulmohen vetëm përshkak se identifikohen si bullgar. Ata e kanë të drejtën e vetëpërcaktimit. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev për deklarimet Rumen Radev kërkoi nga shërbimet bullgare që të bënin gjithçka dhe të merrnin masa për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, Zaev tha se është e papranueshme ndërhyrja nga një vend i huaj në tjetrin.

“Të drejtat e qytetarëve janë të barabarta. Ne jemi vend multietnik. I respektojmë barabartë të drejtat e të gjithëve, madje edhe të atyre që janë më së paku në numër. Shpresoj që të jetë një takim informues nga i cili ata dëshirojnë të mbledhin informacion nga qytetarë që janë përcaktuar për origjinë bullgare, nëse diku disa të drejta nuk u njihen ose nuk u respektohen. Përzierja e një vendi të huaj në një vend tjetër nuk lejohet. Ne këtë e kemi deklaruar edhe në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, përcjell SHENJA.