Zaev këmbëngul për zgjedhje më 5 korrik: Shteti ka nevojë për institucione funksionale

Kryetari i lSDM-së, Zoran Zaev edhe njëherë sot ka ritheksuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke nënvizuar 5 korrikun si datë të mundshme eventuale, që sipas tij përkon me 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Zaev, qëndrimin e tij për zgjedhje e arsyeton me faktin se shteti ka nevojë për institucione funksionale përmes të cilave më me sukses do të luftohej koronavirusi.

“Pikërisht për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhja e duhur. Data e zgjedhjeve tanimë është më se e qartë, 5 korrik. Shëndetin e qytetarëve mund ta mbrojmë vetëm përmes institucioneve funksionale”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së sipas të cilit zgjedhjet do të mbahen 22 pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ajo është 5 korrik.

“Këto zgjedhje do të mbahen më 5 korrik, gjithnjë duke respektuar masat e kujdesit, si mbajtja e maskës, distancës fizike dhe masave tjera”, tha Zaev.