Osmani do të dorëzojë donacion norvegjez të respiratorëve në Spitalin “8 shtatori”

Në rrethin e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, sot do të dorëzohen në shfrytëzim respiratorë të cilët si donacion i siguroi Mbretëria e Norvegjisë.

Respiratorët, siç ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar do t’i dorëzojë Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit nacional për ndihmë të huaj në vend.