Zaev: Kanabisi, ilaç dhe potencial ekonomik

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi ndryshime në Ligjin për Drogave Opiate, ku sipas tij parashihet zgjerimi i listës së diagnozave për kanabis medicinal, dekriminalizim të kanabisit di dhe hapjen e debatit për legalizim të marijuhanës.

“Besoj se në këtë drejtim, Kuvendi është i gatshëm të miratojë ndryshimet e propozuara ligjore. Me miratimin e ndryshimeve ligjore dhe miratimin e Ligjit për Droga Opiate do të mundësohet eksportimi i lules së kanabisit për qëllime mjekësore që do të stimulojë investime të reja, zhvillim dhe vende të reja të punës. Nëse e realizojmë këtë para Vitit të Ri, vitin tjetër do të prodhojmë kanabis në vlerë prej mbi 250 milion eurove”, tha mes tjerash Zaev.