Messi: Kisha periudhë të keqe në verë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, duke folur në një intervistë për “La Sexta”, ka konfirmuar se donte të largohej nga gjigantët katalanas, vetëm për tu mbajtur në kontratë nga bordi i drejtorëve të klubit. Ai pranon se ishte një kohë e tmerrshme, por thotë se tani është i ngazëllyer për të ardhmen në klub.

“E vërteta është se deri më sot, jam mirë. Është e vërtetë se kalova kohë të tmerrshme në verë, por ajo filloi më herët se kaq. Para verës kalova periudhë të vështirë dhe kjo ndikoi edhe në fillim të sezonit, por tani jam mirë dhe jam i ngazëllyer dhe gati të luftoj për gjithçka për ne”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“E di se klubi po përjeton kohëra të vështira me administrimin dhe këto gjëra, por unë jam këmbëngulës”, tha Lionel Messi.

Kjo ju jep shpresë tifozëve “blaugranas”, pasi që kontrata e Messi skadon në qershor te 2021, dhe një rinovim dukej i pamundur deri më tani.