Zaev: Jemi të gatshëm për nisjen e negociatave me BE-në

“Ne bëmë ç ‘është e mundur, tani në radhë është bashkimi Evropian”, deklalroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM, sipas të cilit LSDM-ja për 6 vjet do t’i mbyll negociatat për anëtarësim në BE.

“Ne për 6 vjet do t’i mbyllim negociatat me BE-në, ndërkohë që me këtë VMRO-DPMNE negociatat do të zgjasnin 60 vjet”, tha Zaev.

Zaev u shpreh se vendi duhet të hapëroj para, dhe se me 12 prill të organizohen zgjedhje që do të dëshmojnë edhe njëherë për potencialin demokratik që ka vendi.

“Qytetarët do të votojnë për konceptin i cili hapi rrugët drejt BE-së”, tha Zaev, sipas të cilit vendimet e guximshme kanë sjell rezultate.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme Zaev u shpreh i bindshëm që subjekti i tij politik do të del fituese në zgjedhjet e 12 prillit.