Timonie: Raporti i KE-së dhe metodologjia e re janë bazë inkurajuese për fillim të negociatave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, Kristijan Timonie.

Në urimet për raportin pozitiv të Komisionit Evropian (KE) për avancimin e rëndësishëm të vendit tonë, kryeministri Spasovski në takim theksoi se raporti përfundon edhe me një rekomandim për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe se ky është rezultat i punës së përkushtuar në periudhën e kësaj Qeverie aktuale, në të cilën u përmbyllën disa çështje lidhur me reformat, mes të cilave një sërë ligjesh për gjyqësorin.
“Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski shprehu falënderim deri te të gjithë që morën pjesë në proces për realizimin e arritjeve të konstatuara në raport të Komisionit Evropian, veçanërisht nga vendet anëtare të BE-së dhe miqtë e Maqedonisë së Veriut të cilët inkurajojnë sistemin bazuar në merita në vlerësimet për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në takim u potencua se raporti, së bashku me metodologjinë e re për zgjerim i jep procesit të bisedimeve dhe aderimit drejt anëtarësimit në BE kredibilitet dhe paraqet një porosi të mirë për rajonin.

Ambasadori Timonie në takim, theksohet në kumtesë, tha se Franca e sheh raportin me optimizëm, si dhe metodologjinë për zgjerim si bazë inkurajuese për sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në me Maqedoninë e Veriut.